Ballafaqimi në kufi: Ushtarët serbë hyjnë në Rakinicë të Podujevës, banorët përballen me ta

Ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë shkelur sërish territorin e Kosovës. Kësaj radhe, incidenti ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Podujevës, ku forcat serbe kanë kaluar vijën kufitare, transmeton lajmi.net. Ky zhvillim vjen pas disa ditësh reagimesh të ashpra nga Presidentja dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, lidhur me informacionin e mëparshëm se xhandarmëria…

Lajme

07/11/2025 15:11

Ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë shkelur sërish territorin e Kosovës.

Kësaj radhe, incidenti ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Podujevës, ku forcat serbe kanë kaluar vijën kufitare, transmeton lajmi.net.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh reagimesh të ashpra nga Presidentja dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, lidhur me informacionin e mëparshëm se xhandarmëria kishte hyrë në veri të Kosovës, kishte rrëmbyer një qytetar dhe më pas ishte larguar.

Sot, RTV Dukagjini ka publikuar pamje që dokumentojnë këtë incident, duke shfaqur momentin e ballafaqimit të xhandarmërisë serbe me banorët e zonës në vijën kufitare në Rakinicë./lajmi.net/