Balje thotë se nuk e ka pranuar ofertën e punës në Shkup: Unë shumë hapur kam fol, VV nuk e di pse ka reaguar ashtu
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës. Ajo edhe sot ka thënë se këtë ofertë nuk e ka pranuar. “S’kam çka me komentu, unë kam thënë siç ka qenë situata, VV…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo edhe sot ka thënë se këtë ofertë nuk e ka pranuar.
“S’kam çka me komentu, unë kam thënë siç ka qenë situata, VV e di pse ka reaguar ashtu, kam folur shumë sinqertë, shumë haptas, dhe nuk pranova ofertën,” tha ajo.
Në lidhje me këtë deklaratë të saj në seancën e kaluar, ka pas reagime të shumta nga partia fituese e zgjedhjeve të fundit VV, duke e mohuar t’i kenë ofruar asaj një punë në këmbim të votës.