Balina Bodinaku mungoi mbrëmë në ‘Big Brother VIP’, rezulton pozitivë me COVID

Balina Bodinaku, ponionistja zyrtare e 'Big Brother Albania VIP' ka munguar mbrëmë.

ShowBiz

01/12/2021 22:20

Arbana dha lajmin se ajo mungonë për shkaqe shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Ajo u zëvendësua nga moderatorja Sonia Meço, e cila kishte ndjekur një pjesë të lojtarëve dhe komentonte situatat e ndryshme.

Por, në një video live, me një pjesë të ish banorëve të Big Brother VIP, opinionistja Bodinaku zbuloi se arsyeja e mos prezencës ishte se ajo tanimë është infektuar me virus.

Balina tregoi se që nga e premtja e kaluar kur ishte e pranishme në spektaklin e Big Brother VIP, kishte filluar të mos ndjehej mirë, derisa më pas kishte bërë testin dhe kishte rezultuar pozitive.

Balina u përfshi në një debat me Fifin ku edhe kjo e fundit u alivanos./Lajmi.net/