Bale te Tottenham? Flet Pochettino

Mauricio Pochettino nuk e di nëse Tottenham ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Gareth Bale nga Real Madrid.

Sport

21/07/2019 18:30

Zinedine Zidane zbuloi të dielën se Reali po punon për shitjen e uellsianit pas nuk e përfshiu në skuadër ndaj Bayern Munchen në International Champions Cup të shtunën.

Zidane dukej se tregonte se klubi ishte në negociata me një klub të caktuar, duke thënë: “Ne po punojmë për transferimin e tij në një ekip të ri”, përcjell lajmi.net.

“Pashë raportimet në media, por unë nuk e di se cili klub po përpiqet të nënshkruajë me atë”, u tha ai gazetarëve.

“Unë nuk kam ndonjë informacion nga presidenti im, nuk e di nëse jemi ne apo një klub tjetër. Është puna e presidentit”, tha Pochettino.

Përveç rikthimit në Premierligë, si destinacion i mundshëm për Bale mbetet Kina. /Lajmi.net/