Bale me gola në secilën finale për Realin
Anësori i Real Madridit, Gareth Bale duket mjaft transferim i qëlluar i kësaj skuadre, pasi ka shënuar tre gola në tre finale të luajtur me fanellën e Los Blancos.

Sport
Gareth Bale si duket e ka arsyetuar çmimin e transferimit të tij nga Tottenhami për tek Real Madridi gjatë verës së vitit të kaluar.
Ai ka shënuar nga një gol në tre finale të luajtura me Real Madridin, duke i fituar të gjitha ato.
Finalja e Ligës së Kampionëve, finalja e Copa del Reyt dhe finalja e Kupës së Botës për Klube, janë finalet ku Bale ka shënuar për Realin dhe ka triumfuar në të gjitha ato.