Bale lojtar i lirë gjatë verës, flet për të ardhmen e vet

Gareth Bale do të ketë një vendim të madh për të marrë gjatë merkatos së verës.

Sport

24/03/2022 09:19

Ylli uellsian, Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë, gjatë afatit kalimtar të verës.

Anësori është pyetur lidhur me të ardhmen e tij pas Real Madrid, por ka thënë se nuk ka akoma një vendim.

“Unë nuk kam menduar për atë pjesë”, ka thënë Bale, transmeton lajmi.net.

“Të mendosh për të ardhmen mund të rrisë shumë dyshime, dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam bërë”, ka shtuar uellsiani.

Thuhet se Bale do të marrë vendimin për të ardhmen e tij gjatë muajit maj. /Lajmi.net/