Bale i rëndësishëm për Ancelottin, konsiderohet rinovimi i kontratës

Sulmuesi Gareth Bale pritet të këtë një rol të rëndësishëm për Real Madridin në edicionin 2021/22.

Sport

18/08/2021 15:41

Uellisni ka më pak se një vit kontratë, derisa Reali që disa vite provoi ta shiste, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, tani sipas Marca, Bale është duke shijuar fanellën e madrilenëve dhe është duke u kënaqur me jetën në skuadër.

Pas një sezoni huazim te Tottenham, 32-vjeçari zhvilloi rol të rëndësishëm në vikend ndaj Alavesit.

Trajneri Carlo Ancelotti ka zbuluar se ka mbetur i impresionuar nga Bale, që disa herë është akuzuar nga mbështetësit e Realit.

Si qëndrojnë gjërat dhe në rast që Bale rigjen formën, atëherë Reali mund të konsiderojë edhe rinovimin me pagë të njëjtë./Lajmi.net/