Balde, pranë rinovimit me Barçën

Mbrojtësi i majtë, Alejandro Balde është afër të arrijë rinovimin me Barcelonën. Sipas gazetës ‘Sport’, Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Balde për rinovimin me lojtarin, përcjell lajmi.net. Spanjolli ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në vitin 2024, por pritet ta vazhdojë deri më 2027. Agjenti i tij, Jorge Mendes dhe klubi katalanas shpresojnë…

Sport

10/11/2022 16:37

Mbrojtësi i majtë, Alejandro Balde është afër të arrijë rinovimin me Barcelonën.

Sipas gazetës ‘Sport’, Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Balde për rinovimin me lojtarin, përcjell lajmi.net.

Spanjolli ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në vitin 2024, por pritet ta vazhdojë deri më 2027.

Agjenti i tij, Jorge Mendes dhe klubi katalanas shpresojnë ta mbyllin marrëveshjen para fundit të vitit.

Ai do të ngjitet në shkallën e pagave dhe do të paguhet njësoj si Gavi./Lajmi.net/