Bakir Izetbegoviq: Do vija me qejf në Kosovë po të më ftonit

Po të më ftoj shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja vendin tuaj, ka thënë, Bakir Izetbegoviq, udhëheqësi boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lajme

27/04/2018 19:34

Ai ka deklaruar se ka dëshirë të madhe që ta thërrasin për vizitë në Prishtinë dhe këtë vizitë nuk do hezitonte ta realizonte nëse i vjen ftesa.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrin së paku në nivel të njëjtë të kontaktit.

Izetbegoviq për Klan Kosovën, ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, ka shtuar se do të shohë se cilat janë mundësit që së paku në nivel të shkëmbimit ekonomik të ketë lehtësime.