Bakayoko zbarkon në Napoli – mbyllet marrëveshja me Chelsea
Tiemoue Bakayoko do të luajë këtë sezon me Napolin.
Sport
Mesfushori i Chelsea , Tiemoue Bakayoko do të kalojë sezonin e tij në formë huazimi te skuadra e Napoli.
Fabrizio Romano raporton se Bakayoko tashmë ka zbarkuar në Napoli, për të finalizuar testet mjekësore, transmeton lajmi.net.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë huazimi me italianët.
Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, por pa opsion për blerje. /Lajmi.net/