Bajrami: Vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin dhe largon mashtruesit

sh-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin, largon mashtruesit dhe që i jep përkrahje drejtësisë kur ndëshkon abuzuesit. Pos kësaj, ajo ka ftuar qytetarët që ta mbështesin LDK-në dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, pas sipas saj, alternativa që ky subjekt politik…

Lajme

24/11/2025 23:12

sh-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin, largon mashtruesit dhe që i jep përkrahje drejtësisë kur ndëshkon abuzuesit.

Pos kësaj, ajo ka ftuar qytetarët që ta mbështesin LDK-në dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, pas sipas saj, alternativa që ky subjekt politik ofron, është forcimi i shtetit, i aleancave dhe forcimi i ekonomisë përmes konkurrencës fer.

“Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kthehet në vendin e parë. Alternativa që ne ofrojmë është forcimi i shtetit, forcimi i aleancave, forcimi i ekonomisë përmes konkurrencës fer dhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë i të korruptuarëve me drejtësi. Koha që secili prej nesh të japë maksimumin për ta bërë projektin e LDK-së fitues për hir të shtetit dhe të ardhmes së fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe gjithë shoqërisë. Ftoj çdo qytetar ta mbështesë LDK-në dhe kandidatin tonë për Kryeministër z. Abdixhiku më 28 dhjetor. Kërkoj përkrahje nga të zhgënjyerit, nga ata që Kosovën e duan si vend për të jetuar, nga prindërit që ardhmerinë e fëmijëve e shohin këtu, nga mërgata dhe nga të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

Ndër të tjera, ish-deputetja thotë se LDK-ja nuk premton mrekulli por funksionim të të gjitha hallkave të shtetit, llogaridhëne për taksat dhe besimin e qytetarëve dhe punë pa u ndalur.