Bajrami thotë se për periudhën 2021-2023, Kosova humbi 131 milionë euro nga humbjet e energjisë në veri

Hykmete Bajrami nga  Lidhja Demokratike e  Kosovës (LDK), ka thënë se Kosova ka humbur 131 milionë euro nga humbjet e energjisë në veri, për periudhën 2023-2023. Ajo ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti, humbjet e energjisë për komunat veriore janë rritë deri në 15 fish: nga 4 milionë Euro në vitin 2020 në 63 milionë.…

Lajme

08/12/2025 18:44

Hykmete Bajrami nga  Lidhja Demokratike e  Kosovës (LDK), ka thënë se Kosova ka humbur 131 milionë euro nga humbjet e energjisë në veri, për periudhën 2023-2023.

Ajo ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti, humbjet e energjisë për komunat veriore janë rritë deri në 15 fish: nga 4 milionë Euro në vitin 2020 në 63 milionë.

“131 milionë Euro janë humbjet e energjisë në veri (2021–2023) Gjatë qeverisjes së Kurtit humbjet e energjisë për komunat veriore janë rritë deri në 15 fish: nga 4 milionë Euro në vitin 2020 në 63 miilionë Euro në vitin 2022. Kriptovalutat dhe laboratorët e drogës kanë lulëzu nën qeverisjen e juaj.  Populli thotë Nëse është hangër pitja ka mbetë tepsia”, ka thënë Bajrami.

“Ne nuk vizatojmë grafe në zyre të partisë, prej ditës së parë kemi folë me fakte, nuk po flasim me centa po flasim për qindra miliona Euro të paguara nga xhepat e qytetarëve të këtij vendi edhe për energjinë e paguar në veri.  Humbjet e energjisë në komunat veriore, sipas pasqyrave financiare dhe raportit të auditorit të pavarur për KOSTT-it janë: 2020: 4 milionë Euro, 2021: 41 milionë Euro, 2022: 63 milionë Euro,  2023: 27 milionë Euro,  Në koment janë të gjitha raportet, faqet dhe shenimet se ku janë marrë këto të dhëna. Shihni raportet dhe e kuptoni sa ka pagu populli i Kosovës për energjinë e shpenzuar në veri gjatë qeverisë Kurti”, ka thënë ajo.