Bajrami takon Hanrahan: Bisedova për krizën e thellë institucionale në vend, ne nuk i bashkohemi rrugëve për një qeverisje të papërgjegjshme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në emër të LDK-së ka takuar Brendan Hanrahan, Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Evropë dhe Euroaziatikë. Ajo ka thënë se në këtë takim ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën ndërsa ka thënë se ka ndarë shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në emër të LDK-së ka takuar Brendan Hanrahan, Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Evropë dhe Euroaziatikë.
Ajo ka thënë se në këtë takim ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën ndërsa ka thënë se ka ndarë shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin, shkruan lajmi.net.
“Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë. Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare. LDK qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror. Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet. LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Bajramit: