Bajrami takohet me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).

Lajme

03/07/2020 16:38

Ata kanë biseduar rreth programit ekonomik të Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me asociacionet e biznesit për fuqizimin e sektorit privat.

Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e OAK-së me angazhimin e MF-së dhe Qeverisë së Kosovës për të trajtuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës e njoftuan Bajramin rreth situatës me të cilën po përballen bizneset kosovare dhe ofruan bashkëpunimin e tyre për të tejkaluar vështirësitë e bizneseve.