Bajrami: S’ka asnjë kandidat të Vetëvendosjes që e votojmë sepse janë shkelës të Kushtetutës, nesër besoj dorëzojmë padi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se është parë edhe sot vazhdimi i seancës së dështuar. Sipas Bajramit janë rrethana që nuk po ndryshojnë, por çfarë po kërkohet nga VV-ja është të ndryshojë dhe të imponohet vota e deputetëve të Kosovës. “Siç e kemi potencuar deputeti është i lirë…

Lajme

23/04/2025 10:48

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se është parë edhe sot vazhdimi i seancës së dështuar.

Sipas Bajramit janë rrethana që nuk po ndryshojnë, por çfarë po kërkohet nga VV-ja është të ndryshojë dhe të imponohet vota e deputetëve të Kosovës.

“Siç e kemi potencuar deputeti është i lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues. Është përfaqësues i popullit s’mund ta detyrojë askush sepse është i lirë të votojë. Jemi shprehur disa herë që jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjedhet në dy forma, ose me marrëveshje politike ose duk sjellë një kandidat që do të ishte i pranueshëm. Ne kemi potencuar se për LDK-në s’ka asnjë kandidat që do të votonim, së pari për shkak të historisë së tyre e që janë shkelës të vazhdueshëm të kushtetues. Edhe pas betimit si deputet vazhdojnë të dalin në zyre dhe kanë marrë peng zyrat e institucioneve të Kosovës, e kanë shkelur betimin si deputet dhe Kushtetutën”,deklaroi Bajrami.

Ajo njoftoi se një grup i juristëve të LDK-së janë në finalizim të kallëzimit penal që do të bëhet në drejtim të Kurtit dhe ministrave në detyrë.

“Një grup i juristëve të LDK-së tanimë është në proces të finalizimit të kallëzimit penal që besoj se nesër do ta dorëzojmë. Në s’jemi mbretëri s’mbesin institucionet e thata pasi ka zëvendës, secili zëvendës mund të kryejë punën kur mungon ministri, në të kundërtën s’do të duhej të bënin betimin. Deputetët që e kanë bërë betimin si deputetë pra. Nuk është çështje e interpretimit sepse neni 71 i Kushtetutës e tregon qartë.Dehari thjeshtë bën udhëheqjen e seancës konstituive, por s’ka autorizime për të ftuar takime. Ne e kemi deklaruar votën tonë, s’jemi të gatshëm për kompromise me VV-në dhe s’kemi arsye për çfarë të marrim pjesë në takim. Vetëvendosje në këtë pikë e ka përgjegjësinë kryesore për zhbllokimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit. Është parti e parë dhe si e tillë të krijojë shumicën parlamentare”, shtoi ajo./Lajmi.net/