Bajrami publikon statistika: Mafia energjetike nuk kufizohet më vetëm te Martini e Nagipi, është shumë me e gjerë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar statistika për eksportimin dhe importimin e energjisë elektrike në vitin 2024. Sipas statistikave, Kosova gjatë vitit 2024 ka eksportuar 150 milionë euro rrymë, kurse ka importuar 142 milionë euro, shkruan lajmi.net Bajrami ka thënë se si është e mundur që ZRrE e ngriti tarifën për rrymë, duke e…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar statistika për eksportimin dhe importimin e energjisë elektrike në vitin 2024.
Sipas statistikave, Kosova gjatë vitit 2024 ka eksportuar 150 milionë euro rrymë, kurse ka importuar 142 milionë euro, shkruan lajmi.net
Bajrami ka thënë se si është e mundur që ZRrE e ngriti tarifën për rrymë, duke e marrë parasysh faktin që KESCO e blen energjinë nga KEK-u vetëm për 29.6 euro.
“Mafia energjetike nuk kufizohet më vetëm te Martini e Nagipi, është shumë me e gjerë. Pse askush nga institucionet shtetërore as ZRrE nuk nxjerrë asnjë zë për kompaninë NOA për qarkullimin qindra milionësh të saj.”, tha ajo ndër të tjera në postimin e saj.
Ky është postimi i plotë i Hykmete Bajramit:
Tregu i energjisë është shëndrruar në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të raporti “Opendata”, gjatë vitit 2024 Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, ndërsa ka importuar 142 milionë euro.
Si është e mundur që ZRrE ngriti tarifat e energjisë për të gjithë për 16.1%? marrë parasysh faktin që KESCO e blen energjinë nga KEK-u me vetëm 29.6 Euro.
Pse 1300 kompani vendore po detyrohen të largohen nga tregu i rregulluar dhe po gjuhen në tregun e hapur që nuk ekziston (sepse deri me tani vetëm KESCO po ofron energji me çmime shumëfish më të larta), me arsyetimin se nuk ka energji të mjaftueshme dhe se energjia që shpenzojnë këto kompani duhet të importohet?
Edhe me alarmant është fakti se sipas të dhënave të Doganave vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur shumën 140 milionë euro, aq sa ishte importi për komplet vitin 2024.
Sjellja e Zyrës së Rregullatorit për Energji në krejt këtë situatë është lëndë për Prokurorinë. Ata në emër të pavarësisë refuzojnë të paraqiten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilit duhet t’i raportojnë sipas Ligjit, por vizatohen sa herë që thirren nga “qeveria”. Vetëm kjo sjellje flet shumë për situatën ku kemi rënë përpos që paraqet precedent të rrezikshëm institucional. Për me tepër vendimet e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë për 128%, “derregullimin e tregut” dhe thellimin e praktikave monopoliste po e shndërrojnë këtë sektor në kancer për vendin.
U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të marrin seriozisht këtë situatë. Të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm. Duhet auditim dhe duhet hetim i thellë. Kushdo që sot arsyeton këtë gjendje është pjesë e rrjetit mafioz që ka shtrirë rrënjët e veta në sektorin më kritik – atë të energjisë. Mafia energjetike nuk kufizohet më vetëm te Martini e Nagipi, është shumë me e gjërë. Pse askush nga instiucionet shtetërore as ZRrE nuk nxjerrë asnjë zë për kompaninë NOA? për qarkullimin qindra milionësh të saj. Institucionet shtetërore si Dogana dhe KOSTT kanë refuzuar të me japin listen e kompanive që kanë bërë tregti me enrgji në vitin 2024. Athua pse?!
Duhet auditim dhe hetim i të gjitha institucioneve dhe kompanive të përfshira në këtë sektor, sepse nga të dhënat e Doganës krijohet përshtypja se ne po e blejmë energjinë që po e shesim. Është koha e fundit për veprim institucional, llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit publik./lajmi.net/