Bajrami: Për LVV nuk është problem moskonstituimi i Kuvendit, por problem është ardhja në Kuvend çdo 48 orë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me “serinë” e seancave të konstituimit të Kuvendit, të cilat nuk po sjellin rezultat. Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e ka reduktuar paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë” Bajrami ka thënë…

Lajme

19/05/2025 12:16

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me “serinë” e seancave të konstituimit të Kuvendit, të cilat nuk po sjellin rezultat.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e ka reduktuar paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”

Bajrami ka thënë se për LVV-në, moskonstituimi i Kuvendit nuk është problem, por problemi është që deputetëve po ju duhet të shkojnë në Kuvend çdo 48 orë, shkruan lajmi.net.

“Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se në situatën në të cilën gjendet Kosova, seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më gjatë se 10 minuta deri në konstituim.

“LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera. Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë”, ka shtuar mes tjerash Bajrami. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: