Bajrami për aksidentin fatal në autostradë: Mospuna e Qeverisë po i vret qytetarët

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me aksidentin e sotëm që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugovë”, ku ka mbetur e vdekur një grua. Ajo ka thënë se sot u shua jeta e tretë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrezik ky që…

Lajme

14/06/2026 19:21

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me aksidentin e sotëm që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugovë”, ku ka mbetur e vdekur një grua.

Ajo ka thënë se sot u shua jeta e tretë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrezik ky që ka thënë ajo se dihej, dhe paralajmërohej tash e një kohë dhe i cili asnjëherë nuk mori vëmendjen e duhur nga institucionet.

“Ky ka qenë rast tipik ku shteti është dashur të veprojë urgjentisht, qoftë edhe përmes kontratës së negociuar, për ta larguar rrezikun, por siç duket aty ku për qeverinë nuk ka leverdi ekonomike as përfitim politik, nuk ka as urgjencë. Tri viktima nuk janë thjesht numra, janë familje të cilave u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Po flasim për jetë që mund të ishin shpëtuar, dhe këtu ka njerëz që duhet mënjeherë të japin përgjegjësi”, ka shtuar Bajrami.

Ajo ka thënë se mospuna e Qeverisë po i vret qytetarët, dhe ka thënë se kryeministri në detyrë duhet të deklarohet sa më parë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: