Bajrami: Ndryshimi i mënyrës së votimit në proces është shkelje ligjor dhe kushtetuese

Ka dështuar për të dhjetën herë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. 54 vota ishin për, dhe një votë kundër. Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive, ka folur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo tha se kjo mënyrë e votimit është shkelje ligjore dhe kushtetuese. “Tash LVV ka ndryshuar strategjinë në vend se…

Lajme

03/05/2025 10:56

Ka dështuar për të dhjetën herë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

54 vota ishin për, dhe një votë kundër.

Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive, ka folur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo tha se kjo mënyrë e votimit është shkelje ligjore dhe kushtetuese.

“Tash LVV ka ndryshuar strategjinë në vend se të vendos aty emrin e Albulena Haxhiut ka bërë një taktik, po kërkon votë për një komisionin me votë të fshehur të cilën tashmë e kemi diskutuar dhe argumentuar që është shkelje ligjor dhe kushtetuese ndryshimi i mënyrës së votimit në proces. Na vjen jashtëzakonisht keq sidomos për zotin Dehari, i cili si kryesues nuk përfaqëson LVV-në, nuk është aty pëpr shkak se partia e tij është fituese, por për shkak të moshës, ai duhet të përcjell skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit, dhe jo skenarin të cilin e fut LVV-ja. Ne nuk kemi votë për Haxhiun, e kemi deklaruar, vota jonë është kundër”, ka thënë ajo.