Bajrami-Muratit: Unë nuk zbrapsem asnjëherë, për dallim nga ti unë nuk mbroj askënd por të gjithë të korruptuarit të përfundojnë në burg

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili ka thënë se ajo “po zbrapset”. Ajo ka publikuar një video nga një mbledhje e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike ku deputetët e LVV-së votojnë kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10…

Lajme

24/11/2024 16:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili ka thënë se ajo “po zbrapset”.

Ajo ka publikuar një video nga një mbledhje e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike ku deputetët e LVV-së votojnë kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit.

Bajrami iu përgjigj ministrit Murati duke i thënë se ajo “nuk zbrapset asnjëherë”, shkruan lajmi.net.

“Por, për mua politika nuk është skenë, unë kur reagoj kundër korrupsionit nuk jam në rol, mua askush nuk me shkruan skenar as statuse. Unë bëj detyrën time sipas besimit të qytetarëve, që e kam marrë në pesë palë zgjedhje. Shihe videon: ky nuk është Teatri Kombëtar, as Teatri Dodona, është Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën, në këtë mbledhje deputetët e LVV-së kanë votu kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit. Pra për dallim prej teje unë nuk mbroj askënd, sipas meje të gjithë të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: