Bajrami- Muratit: A e ka marrë qeveria me veti në shpi autostradën a?- Keni dështu, mos shit propagandë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se autostradën nuk e ka marrë Qeveri me vete në shtëpi. “Qysh bre ministër mundesh me thënë përjashton autostradën, pse a e ka marrë qeveria me veti në shpi autostradën a, qysh me përjashtu autostradën, a nuk i…

Lajme

11/11/2024 12:37

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se autostradën nuk e ka marrë Qeveri me vete në shtëpi.

“Qysh bre ministër mundesh me thënë përjashton autostradën, pse a e ka marrë qeveria me veti në shpi autostradën a, qysh me përjashtu autostradën, a nuk i bjen ti në autostradë për Shkup kur të shkojsh, për Shqipëri a nuk i bjen nëpër autostradë”, tha Bajrami.

Po ashtu ajo it tha ministrit se ka ngelur tek ura e Badocit.

“A e din ku ke ngel, te ura e Badocit 34 metra, kush është tu t’pengu, cila Gjykatë Kushtetuese. Inflacionin e kësaj qeverie po e shet si luftë kundër kontrabandës? A e dini që asnjëherë as ti as kryeministri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve, 22 për qind ju kanë rrit çmimet qytetarëve në mesatare, po çmimi i bukës është rritë 50 për qind. A e din që ke ardhë në pushtet tu premtu që ke me i liru faturat e energjisë elektrike”, tha tutje Bajrami.

Bajrami tha se “Keni dështu, nuk mundesh sot me shit propagandë”, tha ajo.

“Për secilin argument që e thu, qëndroj 24 orë në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj, por mjaftë propagandë”, shtoi ajo./Lajmi.net/