Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 32 gradë Celsius
Në Kosovë do të mbajë sot mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell, ndërsa në disa zona malore mund të ketë reshje të izoluara shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë…
Lajme
Në Kosovë do të mbajë sot mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell, ndërsa në disa zona malore mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.
IHMK bën të ditur se kushtet meteorologjike do të favorizojnë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje të izoluara mund të paraqiten vetëm në viset malore gjatë ditës.