Bajrami: Mirë që partitë po mblidhen sot tek presidentja, edhe pse ideja e takimit të sotëm ishte i LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami u deklarua para mediave pas përfundimit të seancës konstituive e cila dështoi edhe sot. Bajrami tha se konsideron se është lajm i mirë që partitë politike po ulen të gjitha së bashku të ftuara nga presidentja Osmani, edhe pse tha se iniciativa për të dalë nga kjo krizë politike ku…

Lajme

15/05/2025 11:11

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami u deklarua para mediave pas përfundimit të seancës konstituive e cila dështoi edhe sot.

Bajrami tha se konsideron se është lajm i mirë që partitë politike po ulen të gjitha së bashku të ftuara nga presidentja Osmani, edhe pse tha se iniciativa për të dalë nga kjo krizë politike ku vendin e ka futur VV-ja ka qenë propozim i yni.

“Po e presim takimin se çfarë do të rezultojë. Është e vërtetë që kryetari do të shkojë dhe do shpalosë idenë ndoshta me detaje të tjera, me shansin për të argumentuar se pse konsiderojmë që për momentin kjo është zgjidhja ndoshta më e mirë e mundshme. Nëse partitë pastaj e përkrahin idenë e janë për detaje të tjera, e absolutisht nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave sepse konsideroj se kjo do të ishte shumë e lehtë sepse një qeveri gjithëpërfshirëse do të bëhej komplet në bazë të përqindjes së votave”,deklaroi Bajrami, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se në lidhje me propozimin për qeveri të tranzicionit s’janë vendosur kushte e as s’janë ndarë dikastere.

“S’kemi vendosur kushte, s’kemi ndarë dikastere por ne e kemi elaboruar se pse ky propozim është zgjidhja më e mirë për situatën ku gjendemi. Deputetët e LDK-së nuk kemi kërkuar dhe nuk kemi ushtruar kurrfarë presioni që të votohet në formë të caktuar, pra ka qenë qëndrim i partisë ndaj të cilës ka pasur përkrahje nga të gjithë deputetët. Postimi ka qenë publik mënyra se siç është interpretuar ka pas qëndrime të ndryshme”./Lajmi.net/