Bajrami – Kurtit: Krejt Kosova po e din që ia ke mësy me kap shtetin, por kjo nuk do të ndodh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me atë çka i ofroi kryeministri Albin Kurti pak minuta më parë. Ajo ka thënë se Kurti i ka ftuar ta bëjn kuorumin, duke e tërhequr kandidaturën që i ka marrë zero vota por e lë atë që i ka marrë 64 vota dhe LDK ta…

Lajme

28/04/2026 20:41

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me atë çka i ofroi kryeministri Albin Kurti pak minuta më parë.

Ajo ka thënë se Kurti i ka ftuar ta bëjn kuorumin, duke e tërhequr kandidaturën që i ka marrë zero vota por e lë atë që i ka marrë 64 vota dhe LDK ta sjell kundërkandidatin dhe të vazhdojnë.

“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, por kjo nuk do të ndodhë. Qytetarët gjithashtu e kanë kristal të qartë se kush po i dërgon prapë në zgjedhje. Kot i mban 20 konferenca brenda ditës”, ka shtuar Bajrami. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: