Bajrami kritikon Qeverinë për gazin amerikan: Në fund, çdo refuzim e ka një faturë, kur nuk prodhon, importon – kur importon, paguan më shtrenjtë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për politikat në sektorin e energjisë, duke thënë se vendimet e marra vitet e fundit kanë rritur varësinë e vendit nga importi i energjisë elektrike. Në një reagim publik, Bajrami ka përmendur si shembuj refuzimin e projekteve energjetike si “ContourGlobal”…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për politikat në sektorin e energjisë, duke thënë se vendimet e marra vitet e fundit kanë rritur varësinë e vendit nga importi i energjisë elektrike.
Në një reagim publik, Bajrami ka përmendur si shembuj refuzimin e projekteve energjetike si “ContourGlobal” dhe projektin për gazin amerikan, duke theksuar se mungesa e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e ka vendosur Kosovën në pozitë të pafavorshme energjetike, transmeton lajmi.net.
Ajo ka deklaruar se gjatë gjashtë viteve të fundit Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike, duke kërkuar transparencë mbi planet e qeverisë për gazifikimin, projektet alternative dhe marrëveshjet rajonale në fushën e energjisë.
Në postimin e saj, Bajrami ka ngritur një sërë pyetjesh drejtuar ekzekutivit lidhur me kostot dhe qëndrueshmërinë e projekteve të paralajmëruara, përfshirë infrastrukturën e LNG-së, gazifikimin e linjitit dhe projektet energjetike me Shqipërinë.
“Kur nuk prodhon, importon – kur importon, paguan më shtrenjtë – kur paguan më shtrenjtë, rëndon qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova duhet të fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme prodhuese dhe uljen e varësisë nga tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Bajrami ka kërkuar gjithashtu publikimin e çdo marrëveshjeje dhe analize të lidhur me projektet energjetike, duke theksuar se vendimet në këtë sektor duhet të bazohen në transparencë dhe analiza të qarta, e jo në deklarata politike.
Postimi i plotë: