Haziri: Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s për shkak të mungesës së stabilitetit institucional

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas mosftesës së Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se kjo është pasojë e mungesës së stabilitetit institucional në vend. Haziri ka shkruar se Kosova është penalizuar në këtë samit, duke theksuar se bota po ndryshon, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet e…

Lajme

30/06/2026 12:58

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas mosftesës së Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se kjo është pasojë e mungesës së stabilitetit institucional në vend.

Haziri ka shkruar se Kosova është penalizuar në këtë samit, duke theksuar se bota po ndryshon, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet e bllokuar në kriza politike, raporton lajmi.net

“Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s në Ankara. Pa dyshim, mosardhja e ftesës ndodhi si pasojë e mungesës së stabilitetit institucional. Bota po ndryshon, por jo ne. Në qarkun e mbyllur vicioz e me kriza politike. Është koha e fundit për reflektim të thellë. Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Republika mbi të gjithë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova 🇽🇰 u penalizua në Samitin e NATO-s në Ankara.

Pa dyshim, mosardhja e ftesës ndodhi si pasojë e mungesës së stabilitetit institutucional.

Bota po ndryshon, por jo ne. Në qarkun e mbyllur vicioz e me kriza politike.

Është koha e fundit për reflektim të thellë. Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën.

Republika mbi të gjithë!/Lajmi.net/