Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, nuk është ndërhyrje
Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Gjykatën Speciale të Hagës, dhe kjo nuk është ndërhyrje. Ai ka theksuar se Kosova ka të drejtë të sigurohet që drejtësia po i respekton standardet. Postimi: Republika e Kosovës ka të drejtë të monitorojë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale sepse…

Lajme
Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Gjykatën Speciale të Hagës, dhe kjo nuk është ndërhyrje.
Ai ka theksuar se Kosova ka të drejtë të sigurohet që drejtësia po i respekton standardet.
Postimi:
Republika e Kosovës ka të drejtë të monitorojë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale sepse kjo gjykatë, ndonëse ndodhet në Hagë dhe ka staf ndërkombëtar, është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe është themeluar me vendim të Kuvendit. Monitorimi nuk do të thotë ndërhyrje në pavarësinë e saj, por garantim që gjykimet zhvillohen drejt dhe me transparencë, duke mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e vendit. Si çdo shtet sovran, Kosova ka të drejtë të sigurohet se drejtësia që bëhet në emër të saj respekton standardet më të larta dhe nuk shtrembëron të vërtetën historike. Në ketë funksion, Presidentja si faktor i unitetit të popullit duhet të bëjë ftesë organizatave ndërkombëtare respektive, të monitorojë ketë proces, i cili në fazen e deritanishme po shoqërohet me shkelje serioze të të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetuten e Republikës së Kosovës, KEDNJ dhe me standardet të së drejtës penale ndërkombëtare.