Bajrami: E gjithë shoqëria të sensibilizohet me rastin e 12-vjeçarit të vrarë, edhe xhamitë nesër të bubullojnë
Doktori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami ka reaguar lidhur me rastin e fëmijës në Fushë-Kosovë që u gjet i vdekur në një kontejner me shenja dhune në trup.
Lajme
Bajrami thotë se të gjitha institucionet, shoqëria civile e qytetarët duhet të çohen në këmbë për këtë ‘krim monstruoz’, siç e quan ai.
Madje Mustafa thotë se edhe në xhumanë e së premtes do të duhej që xhemati të lutej për atë fëmijë.
Sipas tij, edhe kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha do të duhej ta përjetonte këtë rast. ashtu siç i kishte kërkuar votat shtëpi më shtëpi.
Kujtojmë që një 20-vjeçar, i komunitetit ashkali është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 12-vjeçarit, po ashtu i këtij komuniteti.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ia ka caktuar atij 1 mua paraburgim.
Ja postimi i plotë i Mustafë Bajramit në Facebook:
Rasti i fëmiut të vrarë në Fushë Kosovë është rast-krimi më monstruoz dhe më i dhimbshëm që ka ndodh në Kosovë në vitet e fundit. Është rast i tmerrshëm sikur që ishte e tmershme jeta e atij fëmiu engjëll. Është pasqyra e shoqërisë sonë.
Fëmiu i vrarë në Fushë Kosovë ishte një fëmijë varfënjak i dhunuar për së gjalli. Ishte një engjël femijë që jetën e kishte kaluar mizerqe, nëpër kanta të bërllogut duke mbledh kanaqe sa për të jetuar. Njëjtë sikur edhe e ëma e tij.
Qytetarët e Kosovës do të duhej t’i terronin sheshet e Prishtinës në shenjë dhimbjeje për atë fëmijë dhe në shenjë njerëzishmërie, nëse na ka mbetur sadopak njerëzishmëri.
Politika do të duhej të reagonte shumë ashpër, njëjtë edhe presidenti, edhe kryeministri edhe kryeparlamentari. Burim Berisha do të duhej ta ndjente thellë e ta përjetonte në shpirt këtë rast. Sepse ai, për t’i marrë votat e atyre të varfërve, para zgjedhjeve ka bredhur shtëpi për shtëpi me dy pula nën sqetull. Për t’i marrë votat e për tu bë kryetar i asaj komune. Shoqëria civile nuk do të duhej të heshtte para këtij krimi dhe krimet tjera që i ishin bërë atij fëmiu sa ishte gjallë.
Xhamitë e Kosovës nesër në ditën e xhuma duhet të bubullonin për atë fëmijë. I tërë xhemati të luten për atë engjëll. Asnjë avokat që ka shpirt njeriu nuk do te duhej ta mbronte këtë rast kaq kriminal.
Solidarët, humanistët e të pasurit e këtij vendi do të duhej të bënin çmos për t’ia flladitur zemrën asaj nëne të namun që ja kishin dhunuar engjëllin dhe në fund ja vranë.
E gjithë shoqëria jonë do të duhej të senzibilizohet për ta shprehur dhimbjen ndaj këtij rasti makabër dhe ndaj rasteve tjera që mund të ndodhin. Dhe kanë për të ndodhur përderisa shteti ynë e ne si shoqëri lejojmë që familje të tëra të gjejnë bukën e gojës në kanta të bërllogut!
Ku është njerëzishmëria jonë. Ku u tretë humanizmi jonë. Ku janë njerëzit që na flasin për shqiptari. Për çfarë vepra humanitare flasim ne kur një fëmijë, një engjël i vockël dhunohet e në fund vritet mizorisht me gur.
Kurrë mos e harroni! Në Kosovë është vrarë një fëmijë që jetën e kishte quar duke mbledhë mbeturina. Për bukën e gojës. Në kanta të bërllogut…!