Bajrami dhe Terras flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, zhvilloi sot një takim në me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Bajrami bëri me dije se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me rrugën evropiane të Kosovës “Sot në Parlamentin Evropian, pata një takim shumë të mirë me raportuesin për Kosovën, Riho Terras.…

Lajme

27/01/2026 23:11

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, zhvilloi sot një takim në me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Bajrami bëri me dije se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me rrugën evropiane të Kosovës

“Sot në Parlamentin Evropian, pata një takim shumë të mirë me raportuesin për Kosovën, Riho Terras.

Krahasimi i shënimeve dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi rrugën evropiane të Kosovës, zgjerimin e BE-së dhe mundësitë kryesore që ofron viti 2026 për arritjen e një progresi domethënës dhe të pakthyeshëm” shkroi Bajrami, në njoftimin e tij.