Bajram Gecaj: Qeveria nuk bie edhe nëse demarkacioni nuk kalon
Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, ka thënë se edhe nëse nuk miratohet demarkacioni të enjten, Qeveria nuk do të bjerë.

Lajme
“Nëse dështon të enjten demarkacioni, nuk është tragjedi e madhe. Ka ndodhur disa herë që të mos sigurohen votat. Por kjo gjë nuk mund të konsiderohet dështim i Qeverisë dhe koalicionit”, ka thënë Gecaj në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
Gecaj ka folur edhe për protestën e 1 shtatorit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se beson që pjesëmarrja në të nuk do të jetë masive, për shkak se qytetarët nuk besojnë në kauzën e prezantuar nga Vetëvendosje.
Gecaj po ashtu ka thënë se Vetëvendosje është e keqja më e madhe që mund t’i ndodh vendit.
Ai ka deklaruar se veprimet e kësaj lëvizje janë anarkiste dhe ardhja në pushtet e saj do të instalonte diktaturën në vend, për shkak se ideologjia e tyre është revolucionare.