Bajqinovci thotë se Osmani nuk ka “fuqi” t’i përafrojë partitë politikë: Ta shohim si do të rrjedhë ky proces
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është deklaruar pasi ka dështuar për herë të 16-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Bajqinovci ka folur edhe në lidhje me takimin që do të mbahet sot mes Presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive politike, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se Presidentja nuk ka fuqi t’i përafrojë partitë politike…

Lajme
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është deklaruar pasi ka dështuar për herë të 16-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Bajqinovci ka folur edhe në lidhje me takimin që do të mbahet sot mes Presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive politike, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Presidentja nuk ka fuqi t’i përafrojë partitë politike
“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces”, ka thënë ai. /Lajmi.net/