Bajqinovci sulmon opozitën me një video: A keni emra apo vetëm arsyetime? – Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e malltretoni popullin

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci me anë të një videoje ka tentuar të bëj propagandë kinse opozita është duke e bllokuar çështjen e Presidentit. Ai në videon e publikuar tha se VV ofron zgjidhje, kurse opozita po ikë prej saj, transmeton lajmi.net. “A keni emra apo vetëm arsyetime? Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos…

Lajme

25/04/2026 20:16

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci me anë të një videoje ka tentuar të bëj propagandë kinse opozita është duke e bllokuar çështjen e Presidentit.

Ai në videon e publikuar tha se VV ofron zgjidhje, kurse opozita po ikë prej saj, transmeton lajmi.net.

“A keni emra apo vetëm arsyetime? Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e malltretoni popullin”, tha ndër të tjera Bajqinovci.

Por, ai po bëhet kinse nuk e ka parë që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku iu përgjigj ofertës së VV-së, duke thënë se mund ta propozoj Vjosa Osmanin, nëse VV ia garanton 66 votat./lajmi.net/