Bajqinovci sulmon dobët ish-opozitën para seancës: Populli do t’i ndëshkoj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar me retorikë bajate ndaj opozitës, duke i akuzuar ata për bllokimin të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se deputetët opozitarë do të ndëshkohen nga populli për, siç i cilëson ai, sabotime dhe bojkote, transmeton lajmi.net “Populli do t’i ndëshkojë të gjithë deputetët e opozitës që prej…

Lajme

26/07/2025 21:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar me retorikë bajate ndaj opozitës, duke i akuzuar ata për bllokimin të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se deputetët opozitarë do të ndëshkohen nga populli për, siç i cilëson ai, sabotime dhe bojkote, transmeton lajmi.net

“Populli do t’i ndëshkojë të gjithë deputetët e opozitës që prej muajsh po e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës duke mos votuar fare!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Ai ka akuzuar opozitën për bllokim të institucioneve dhe pengim të zhvillimit të vendit, duke thënë se qytetarët nuk kanë votuar për “pengues, por për përfaqësues”.

Postimi i plotë: 

Populli do t’i ndëshkojë të gjithë deputetët e opozitës që prej muajsh po e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës duke mos votuar fare!
A je bërë deputet për t’i bllokuar institucionet dhe për të penguar zhvillimin e vendit!?
Mjaft më me sabotime, bojkote e bllokada! Qytetarët nuk kanë votuar për pengues, por për përfaqësues!/lajmi.net/