Bajqinovci: Nuk bëhet nami edhe nëse nuk na njeh Serbia
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk sheh që të ketë marrëveshje me Serbinë pasi ata vazhdimisht po deklarojnë se nuk do ta njohin Kosovën si shtet. Bajqinovci ka thënë se nuk ka lidhje edhe nëse nuk na pranon Serbia si shtet, pasi që sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilizim të…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk sheh që të ketë marrëveshje me Serbinë pasi ata vazhdimisht po deklarojnë se nuk do ta njohin Kosovën si shtet.
Bajqinovci ka thënë se nuk ka lidhje edhe nëse nuk na pranon Serbia si shtet, pasi që sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilizim të vendit.
“Unë nuk shoh që do të ketë ndonjë marrëveshje me Serbinë për shkak se nuk do të largohen nëpër ambula dhe nuk do ta njohin Kosovën si shtet, atëherë unë nuk e di për çfarë marrëveshje bohet fjalë. E treta, nuk bohet nami edhe nëse nuk na njeh Serbia. Ne mund të jetojmë edhe pa Serbinë, ne kemi nevojë për stabilizim të vendit. Për çfarë marrëveshje flasim kur ata vazhdimisht thonë që nuk e njohin Kosovën e kërkojnë autonomi për serbët. Presioni duhet të bëhet në pjesën tjetër, që ata ta njohin”, tha ai.