Bajqinovci: Manipulimi i Lajçakut i dukshëm, sjelljet e tij po e dëmtojnë procesin e dialogut

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pak ditë më parë ka deklaruar se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit, në të cilin Serbia shprehte rezerva për obligimet nga marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i kuvendit nga radhët e Lëvizjes VetëVendosje…

Lajme

18/09/2024 14:05

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pak ditë më parë ka deklaruar se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit, në të cilin Serbia shprehte rezerva për obligimet nga marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i kuvendit nga radhët e Lëvizjes VetëVendosje (LVV), Mefail Bajqinofci i cili ka thënë se një lehtësues nuk duhet të jetë neutral.

Bajqinofci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se manipulimi nga zyrtari i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak, tashmë është bërë i dukshëm për të gjithë, pas deklarimit të tij se Serbia e ka tërhequr letrën e Bernabiq-it

“I emëruar si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi, në realitet po del se roli i tij po anon në favor të një pale”,ka shkruar Bajqinofci.

Ai mes tjerash ka thënë se sjelljet e Lajçakut po dëmtojnë jo vetëm besimin në procesin, por edhe vet parimet e drejtësisë dhe barazisë në dialog.

“Një lehtësues duhet të jetë neutral, por sjelljet e tij po dëmtojnë jo vetëm besimin në procesin, por edhe vet parimet e drejtësisë dhe barazisë në dialog”, shkroi ai. /Lajmi.net/