Bajqinovci konsideron se është i vetmi gazetar që u bë deputet, harron edhe disa prej bashkëpartiakëve të tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dje në një deklaratë të tij ka nënkuptuar se nuk i njeh profesionet të cilat i kanë ushtruar kolegët e tij por edhe disa nga bashkëpartiakët para se të bëhen deputet. Ai në një debat me zë të lartë me analistin Halil Matoshi në Kanal10 ka konsideruar se është…

Lajme

17/09/2024 11:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dje në një deklaratë të tij ka nënkuptuar se nuk i njeh profesionet të cilat i kanë ushtruar kolegët e tij por edhe disa nga bashkëpartiakët para se të bëhen deputet.

Ai në një debat me zë të lartë me analistin Halil Matoshi në Kanal10 ka konsideruar se është gazetari i vetëm i cili u bë deputet.

“Unë s’jam hy pahiri në politikë, jo s’është qashtu Halil…Halil, unë jam bë deputet dy herë, ju s’keni mujtë me u bë deputet…Ti ke tentu me plot gazetarë me hy, edhe s’ke mujtë me hy kurrë, kurrë s’ke mujtë me u bo deputet. Kërkush hiç prej gazetarëve nuk u bë, hiç, kërkush s’ka mujtë, përveç meje” – ka thënë Bajqinovci.

Këtë që e ka thënë Bajqinovci nuk e dëshmon historia e Kuvendit të Kosovës që nga themelimi i tij si institucion.

Milaim Zeka, Berat Buzhala, Muharrem Nitaj, Veton Surroi, Tinka Kurti, Blerim Shala, Blerta Deliu e Doruntina Maloku, Dimal Basha janë disa nga emrat e mediave kosovare që janë bërë deputet.