Bajqinovci i bën dhuratë vajzës veturën në vlerë 18 mijë euro, deklaron 158 mijë euro pasuri të paluajtshme – Pasuria e deputetit të VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci e ka deklaruar pasurinë e tij sipas ligjit në fuqi. Ai ka deklaruar 158 mijë euro pasuri të paluajtshme, apo saktësisht 25 mijë euro një shtëpi malore me oborr, 80 mijë euro banesë me terasë dhe 53 mijë euro një banesë tjetër, të gjitha në emër të tij. Përveç…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci e ka deklaruar pasurinë e tij sipas ligjit në fuqi.
Ai ka deklaruar 158 mijë euro pasuri të paluajtshme, apo saktësisht 25 mijë euro një shtëpi malore me oborr, 80 mijë euro banesë me terasë dhe 53 mijë euro një banesë tjetër, të gjitha në emër të tij.
Përveç kësaj pasurie, ai ka deklaruar edhe 39 mijë e 200 euro në vetura, saktësisht tri vetura. Dy veturave të viteve të mëparshme, Bajqinovci ia ka shtuar edhe një veturë në vlerë 18 mijë e 500 euro dhuratë për vajzën e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë në emër të gruas së tij në vlerë 14 mijë euro dhe një në pronësi të tij në vlerë 6 mijë e 700 euro.

Ai ka deklaruar edhe një kredi në vlerë 34 mijë euro.

Të ardhura vjetore, ai i ka deklaruar 22 mijë e 405 euro paga si deputet dhe 2 mijë e 750 euro të hyra nga qeraja e banesës.
Ai ka deklaruar edhe 9 mijë e 100 euro pagë vjetore të bashkëshortes së tij nga ShSKUK dhe 2 mijë e 400 euro nga një ambulanë private.
Tek fëmijët, ai ka deklaruar 5 mijë e 150 euro transfer nga prindërit dhe 100 euro mbështetje për studentët nga Qeveria e Kosovës. /Lajmi.net/
