Bajqinovci: Duhet të presim deri më 26 tetor për të parë nëse i kemi numrat për qeverinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se duhet pritur deri më 26 tetor për të parë nëse partia do të sigurojë numrat për formimin e qeverisë. Ai theksoi se procesi është në diskrecion të kryeministrit Kurti dhe se mund të zhvillohen bisedime me Nismën dhe me deputetë tjerë për të arritur shumicën parlamentare. “Unë…

Lajme

14/10/2025 21:25

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se duhet pritur deri më 26 tetor për të parë nëse partia do të sigurojë numrat për formimin e qeverisë.

Ai theksoi se procesi është në diskrecion të kryeministrit Kurti dhe se mund të zhvillohen bisedime me Nismën dhe me deputetë tjerë për të arritur shumicën parlamentare.

“Unë mendoj që duhet me prit deri më datën 26 tetor, dhe të shohim se a i kemi numrat a jo… Orët kanë nis me shku dhe presim deri me 26 tetor. Dhe është në diskrecion të kryeministrit, të shohim se kushdo do të jetë. Unë mendoj që edhe individualisht edhe me Nismën bisedime dhe të shohim si do të përfundoj”, ka thënë ai.