Bajqinofci i VV-së nuk i kursen kundërshtarët: Opozitë e mjerimit

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes (LVV), Mefail Bajqinofci nuk i ka kursyer dpeutetët opozitarë duke i quajtur opozitë e mjerimit. Bajqinofci këtë reagim e bëri duke i’u referuar deklaratave të opozitës mbi prishjen e raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët. Sipas tij këto deklarata opozita po i bënë pasi nuk kanë asnjë ide e…

Lajme

23/09/2024 14:16

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes (LVV), Mefail Bajqinofci nuk i ka kursyer dpeutetët opozitarë duke i quajtur opozitë e mjerimit.

Bajqinofci këtë reagim e bëri duke i’u referuar deklaratave të opozitës mbi prishjen e raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët.

Sipas tij këto deklarata opozita po i bënë pasi nuk kanë asnjë ide e asnjë vizion.

“Opozita e mjerimit vazhdon të bëjë të vetmen ofertë për popullin: “na prishën me ndërkombëtarët, na izoluan dhe po bëjnë terror mbi serbët në veri”, ka shkruar Bajqinofci.

Derisa në anën tjetër ka lavdëruar partinë e tij e cila është në pushtet duke thënë se po punojnë për drejtësi dhe barazi për qytetarët.

“Ne, nga ana tjetër po punojmë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Bajqinofci. /Lajmi.net/