Me traktorë e mjete tjera të punës, fermerët e qumështit nisin protestën e tyre në Prishtinë
Inspektimi që i është bërë fabrikës “Vita”, që prodhon qumësht ka bërë që ajo të mbyllet për disa ditë deri sa të dalin rezultatete e analizave nga AUV. Mbyllja e kësaj fabrike, po dëmton fermerët e qumështit të cilët sot kanë dal për të protestuar. Protesta do të nis nga ora 13:00 ndërkaq fermerë të…
Lajme
Inspektimi që i është bërë fabrikës “Vita”, që prodhon qumësht ka bërë që ajo të mbyllet për disa ditë deri sa të dalin rezultatete e analizave nga AUV.
Mbyllja e kësaj fabrike, po dëmton fermerët e qumështit të cilët sot kanë dal për të protestuar.
Protesta do të nis nga ora 13:00 ndërkaq fermerë të shumtë kanë ardhur me traktorë nga Istogu për në Prishtinë.
Tanimë rrugët e Prishtinës janë të ngarkuara nga traktorët, pak minuta para se të filloj protesta që pritet të mbahet para Ministrisë së Bujqësisë.
Policia është në vend të ngjarjes dhe po e menaxhon situatën. /Lajmi.net/

