Bahtiri e quan opozitën bllokuese: Ne jemi të gatshëm për të dhënë kontributin për ta zhbllokuar situatën

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para fillimit të seancës ka kritikuar opozitën duke thënë se është bllokuese. Ai tha se VV janë të gatshëm për ta zhbllokuar situatën, transmeton lajmi.net “Ta shohim çfarë po thotë opozita. Ne çdo herë jemi të gatshëm për të dhënë kontribut, për të zhbllokuar këtë situatë. 21 orë janë shumë,…

Lajme

25/05/2025 10:56

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para fillimit të seancës ka kritikuar opozitën duke thënë se është bllokuese.

Ai tha se VV janë të gatshëm për ta zhbllokuar situatën, transmeton lajmi.net

“Ta shohim çfarë po thotë opozita. Ne çdo herë jemi të gatshëm për të dhënë kontribut, për të zhbllokuar këtë situatë. 21 orë janë shumë, jo 21 ditë… Ne jemi çdo herë pro, nuk jemi bllokues, por po dihet kush është bllokuesi”, tha Bahtiri.

Tutje, në pyetjet e gazetarëve për deklaratën e deputetes Duda Balje se asaj i është ofruar posti i profesoreshës në Maqedoni të Veriut në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, Bahtiri tha se nuk ka informacione për këtë.

“Nuk jam i njoftuar këtë, por ne po bëjmë përpjekje, po apelojmë të gjithë njerëzit e devotshëm, njerëzit që ja donë të mirën këtij vendi, sidomos ata që e kanë marrë besimin e qytetarëve që të zhbllokojnë situatën dhe të ecim përpara sepse na presin shumë punë”, u shpreh ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut./lajmi.net/