Bad News Eagles shënojnë fitoren e parë në rrugë për “Paris Major”

Ekipi shqiptar nga Kosova ka mposhtur ekipin Viperio për ta shënuar fitoren e parë në turneun RMR për BLAST Paris Major CS:GO. Kjo ndeshje u zhvillua në formatin ‘Bo1’, në të cilën fitues doli ekipi shqiptar me rezultat 16-9. Paraqitja fantastike e Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 27 eliminime e ndihmoi ekipin Bad News Eagles drejt…

Sport

06/04/2023 21:06

Ekipi shqiptar nga Kosova ka mposhtur ekipin Viperio për ta shënuar fitoren e parë në turneun RMR për BLAST Paris Major CS:GO.

Kjo ndeshje u zhvillua në formatin ‘Bo1’, në të cilën fitues doli ekipi shqiptar me rezultat 16-9.

Paraqitja fantastike e Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 27 eliminime e ndihmoi ekipin Bad News Eagles drejt fitores.

Me këtë fitore ekipi shqiptar tani ka rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje), dhe i duhet dy fitore të tjera për t’u kualifikuar për Majorin e CS:GO në Paris.

Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me njërin nga ekipet që mbajnë të njëjtin rekord të ndeshjeve 1-1.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nesër (e premte), me orarin që nuk është bërë i ditur ende.