Bad News Eagles para një testi të vështirë, sot përballen me ekipin e dytë më të mirë në botë
Bad News Eagles do të ketë një përballje të vështirë sot për ta siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh në botë për CS:GO, Major. Ekipi shqiptar ballafaqohet sot me FaZe, njëherit ekipin e dytë më të mirë në botë, shkruan lajmi.net. BNE-së dhe FaZe iu duhet vetëm një fitore për ta siguruar kualifikimin në…
Sport
Bad News Eagles do të ketë një përballje të vështirë sot për ta siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh në botë për CS:GO, Major.
Ekipi shqiptar ballafaqohet sot me FaZe, njëherit ekipin e dytë më të mirë në botë, shkruan lajmi.net.
BNE-së dhe FaZe iu duhet vetëm një fitore për ta siguruar kualifikimin në Major.
Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 18:30 në formatin ‘Bo3’.
Majori i ardhshëm do të mbahet në kryeqendrën franceze, në Paris./Lajmi.net/