Bad News Eagles fitojnë ndeshjen e parë ndaj FaZe, afër ‘Major Paris’
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen e parë ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe. Bad News Eagles arriti fitore në mapin “Inferno” me rezultatin 16:10, me një paraqitje tejet fantastike nga të gjithë lojtarët, shkruan Lajmi.net Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që…
Sport
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen e parë ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe.
Bad News Eagles arriti fitore në mapin “Inferno” me rezultatin 16:10, me një paraqitje tejet fantastike nga të gjithë lojtarët, shkruan Lajmi.net
Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që kanë për qëllim kualifikimin në “Paris Major” që kap vlerën e 1.2 milionë dollarë.
Ndeshja tjetër zhvillohet pas pak në mapin ‘Mirage’. Në rast të fitores, ekipi shqiptar kualifikohet në ‘Paris Major’ – duke shkruar një histori të radhës./Lajmi.net/
KËTU MUND TA SHIKONI LIVE: https://www.twitch.tv/xhocii