Bad Bunny rezulton pozitiv me COVID-19

Bad Bunny doli pozitiv në testin për COVID-19, andaj iu desh ta anulonte performancën në AMA.

ShowBiz

24/11/2020 12:31

Bad Bunny priste me padurim të performonte në Amcerican Music Awards, por atij iu desh ta anulonte performancën pasi doli pozitiv me COVID-19, tha një përfaqësues i tij për CNN, të hënën, transmeton lajmi.net.

Superylli i Reggaeton kishte planifikuar të interpretojë hitin e tij “Dákiti” me Jhay Cortez drejtpërdrejt për herë të parë në AMA të së dielës.

Bad  Bunny po ndihet mirë dhe nuk ka pasur simptoma të konsiderueshme deri më tani, sipas përfaqësuesit të tij.

Artisti ka fituar dy çmime AMA, “Artisti më i preferuar latin” për albumin e tij solo, “YHLQMDLG”.

Ai gjithashtu e përdori ngjarjen për të bërë premierë të një reklamë të re Flamin ‘Hot Crunchy Cheetos për nder të partneritetit të tij me kompaninë për fushatën “Deja Tu Huella” (Lini shenjën tuaj). /Lajmi.net/