‘Baci Jakup’ me IPhone 5 fotografon qytetarët
Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një foto nga telefoni i tij në një tubim parazgjedhor në qytetin e Therandës.
Lajme
Ndonëse kolegu i tij, Fatmir Limaj ishte duke mbajtur fjalim dhe përshëndeste publikun por edhe kandidatët për deputet të kësaj partie, Krasniqi, në anën tjetër, bënte foto dhe nuk e kishte vëmendjen tek fjala e Limajt.
KosovaPress shkruan se nuk di se a është fascinuar Jakup Krasniqi nga prania e madhe e qytetarëve apo këtë foto e ka bërë për ta postuar më vonë në Facebook.