BabyGee bën lëvizje provokative para kamerës, videon e publikon në Instagram
BabyGee ka qenë emri më i komentuar këto ditë në media.
ShowBiz
Së fundmi në media është raportuar për arrestimin e këngëtares BabyGee dhe thuhej se më pas është dërguar në repartin psikiatrik në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Ajo e ka mohuar një gjë të tillë duke publikuar foto e video nga Shqipëria mirëpo gjatë ditës së sotme Prive kanë siguruar raportin mjekësor i cili konfirmon se ajo është pranuar në repartin e lartpërmendur.
Në raportin mjekësor thuhet se ajo është treguar refuzuese karshi pyetjeve të mjekëve ndërsa e ka mohuar përdorimin e narkotikëve dhe ka manifestuar frikë e po ashtu ka refuzuar të marrë terapinë.
Pas gjithë këtyre lajmeve, BabyGee sapo e ka publikuar një video në të cilën shihet duke vallëzuar e bërë lëvizje tejet provokative.
Me sa duket ajo është larguar nga spitali, mirëpo ajo çfarë dihet sigurt tashmë lajmet që kanë qarkulluar po dalin të jenë të vërteta./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BqcU_c2HFqv/