Baby G publikon pamje nga xhirimi i klipit të ri
Është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz
Baby G është aktive si me koncerte ashtu edhe me mbrëmje muzikore, ku kujdeset për të argëtuar fansat e saj, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se është duke përfunduar përgatitjet rreth projektit të ri, të cilin do ta lansojë shumë shpejt.
Me anë të videove, Baby G njoftoi fansat se sapo ka realizuar xhirimet e klipit, në të cilin bazuar në ato pamje, kuptojmë që këngëtarja vjen shumë ndryshe.
Në ato pamje që solli shihen disa vajza me robdëshambër e peshqir në kokë, por se çfarë do të sjell ajo mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/