“Babi më emëroi Doruntina nga vepra jote”,  Tayna reagon pas vdekjes së Ismail Kadare

Në mesin e shumë emrave të cilët kanë reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare është edhe reperja Doruntina Shala (Tayna) e cila e ka përkujtuar atë. Artistja e njohur ka ndarë një foto në “Instastory” të të ndjerit, ku është shprehur se babai i saj ia la emrin “Doruntina” nga vepra…

ShowBiz

01/07/2024 13:37

Në mesin e shumë emrave të cilët kanë reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare është edhe reperja Doruntina Shala (Tayna) e cila e ka përkujtuar atë.

Artistja e njohur ka ndarë një foto në “Instastory” të të ndjerit, ku është shprehur se babai i saj ia la emrin “Doruntina” nga vepra e tij.

“Faleminderit për gjithçka që kë bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare. Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar Tayna. /Lajmi.net/