‘Babai’ shkon në ‘Berlinale’
Këtë vit në edicionin e 66-të të ‘Berlinales’ pjesë e programit do të jetë edhe filmi ‘Babai’ nga regjisori Visar Morina, i cili do të shfaqet në kuadër të programit ‘Lola’. Filmi do të shfaqet të premten me datë 12 shkurt në Kinemanë ‘Zoo Palast’.
ShowBiz
Ky film është një ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë tonë dhe së fundmi protagonisti i filmit Astrit Kabashi fitoi çmimin aktori më i mirë në festivalin Angers Film Festival në Francë, transmeton lajmi.net
‘Babai’ shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. /lajmi.net